Dy të rinj nga Studeniçani i Shkupit janë arrestuar për kontrabandë me emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se janë arrestuar dy të rinj nga Studeniçani i Shkupit, të cilët dyshohet se kishin kryer krim për kontrabandë të emigranteve. Sipas policisë, krimi është kryer me një veturë “Mercedes” e cila ka qenë me targa bullgare.

“Policia ka paraqitur kallëzim penal ndaj 23 vjeçarit A.R. dhe 28 vjeçarit A.B. nga fshati Studeniçan, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale kontrabandë me emigrantë, vepër e dënuar në bazë të nenit 418-b, paragrafi 2 nga Kodi Penal”, thonë nga policia.

Dy të rinjtë në autostradën Gjevgjeli – Demir Kapi nuk janë ndalur kur i është dhënë urdhri policor, ndërsa pas pak e kanë braktisur veturën ku janë gjetur nëntë emigrantë

Dy të rinj nga Studeniçani i Shkupit janë arrestuar për kontrabandë me emigrantë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy