Tre emigrantë nga Kuba janë gjetur në një automjet taksie të Shkupit në Demir Kapi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëpunës të policisë nga Stacioni i Policisë “Bogorodica” dje në orën 13:15 në autostradën A1, te pikëpagesa “Demir Kapi” në një automjet taksie “daçia llogan”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.S. (56) nga Shkupi kanë zbuluar tre persona L.S.M. (37), A.M.N. (47) dhe A.G.M (52), të gjithë nga Kuba.

Siç bëri të ditur MPB, nga kontrollimet e bëra në dokumentet e udhëtimit dhe evidencës zyrtare ishte konfirmuar se të tre personat kanë realizuar hyrje ilegale në territorin e shtetit.

Shoferi ishte thirr në stacionin e policisë për zbardhje të mëtutjeshme të rastit, ndërsa emigrantëve iu është shqiptuar gjobë dhe iu janë dhënë vendime për dëbim nga shteti.

Tre emigrantë nga Kuba janë gjetur në një automjet taksie të Shkupit në Demir Kapi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy