Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shkup. Biri e ka rrahur nënën e tij, e cila më pas është gjetur e vdekur afër Spitalit “8 Shtatori”.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, e ndjera iku nga spitali ku po qëndronte si pasojë e lëndimeve që i kishte marrë nga rrahjet nga i biri. Në ikje, ajo ka ndërruar jetë në rrugë.

I biri i saj, 36-vjeçar tashmë është arrestuar.

“Më 02.08.2021 policët e SPB Shkup kanë privuar nga liria P.M. (36) nga Shkupi. Duke vepruar në bazë të denoncimit, se në afërsi të Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” është gjetur e ndjera V.M.(59) nga Shkupi, policët kanë dalë në terren dhe është konstatuar se rreth orës 00:30, V.M. është gjetur me lëndime në fshatin Vollkovë, pas çfarë është dërguar në Spitalin “8 Shtatori” për t’i dhënë ndihmë mjekësore, por vetë e ka lëshuar spitalin. Pas ndërmarrjes së masave, është vërtetuar se ajo ka qenë e malltretuar fizikisht nga biri P.M., por nuk ka dashur ta denoncojë. Pas urdhrit të prokurorit publik, trupi është dërguar në obduksion”, njoftojnë nga MPB-ja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E rrahu i biri, 59-vjeçarja gjendet e vdekur afër Spitalit “8 Shtatori” shkruan Telegrafi.