Gjendet i vdekur një person në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një trup i pajetë është gjetur në brendësinë e një transformatori në Tetovë.

Në “Arabati Baba – Teqe”, dje është gjetur një trup i pajetë në brendësinë e transformatorit të energjisë elektrike. Bëhet fjalë për 38 vjeçarin nga Tetova A.U.

“Trupin e ka gjetur roja e kompleksit i cili ka denoncuar rastinë në polici, me çka Prokuroria Publike dhe ekipi i SPB Tetovë kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar te familjarët./Telegrafi/

Advertisement

Gjendet i vdekur një person në Tetovë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy