Gjendet e vdekur me lëndime në kokë një grua në Ohër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga MPB, një grua është gjetur e vdekur në një shtëpi në Ohër.

Sipas raportit policor, trupi është gjetur në mëngjes nga buri me të cilin ka jetuar, ndërsa nga rezultatet e para të këqyrjes së vendit të ngjarjes, është vërtetuar se gruaja ka pasur lëndime në kokë.

“Në ora 08:20 në SPB Ohër, S.D ka paraqitur se në shtëpi në afërsi të spitalin ‘Shën Erazmo’ në Ohër ka gjetur të vdekur M.M (35) nga Ohri. Mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen dhe ka vërtetuar lëndime në kokë”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për autopsi për t’u vërtetuar arsyeja e vdekjes./Telegrafi/

Advertisement

Gjendet e vdekur me lëndime në kokë një grua në Ohër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy