Edhe dy mësimdhënës në Shkup rezultojnë pozitiv me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy mësuese të Shkupit, të cilat kanë zhvilluar mësim me prani fizike kanë rezultuar pozitiv në Covid-19.

Bëhet fjalë për një mësuese në shkollën fillore “Vllado Tasevski” në Karposh dhe një tjetër mësues në “Dimitar Milladinov” në Qendër.

Nga Komuna e Karposhit kanë njoftuar se mësuesja është izoluar nga dita e mërkurë, ndërkaq rezultatet e testit pozitiv i ka marrë ditën e enjte.

Nga dita e enjte në punë nuk ka shkuar as mësuesi në Komunën e Qendrës.

Advertisement

Deri tash, në izolim janë 50 filloristë dhe 10 mësues.

Edhe dy mësimdhënës në Shkup rezultojnë pozitiv me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy