Ende asnjë zgjidhje për rastin e Firdes Raman

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qendra për punë sociale e drejtuar nga Izeir Memedi edhe pas një jave refuzon të jap çfarëdo lloj shpjegimi për rastin e diplomates Firdesa Rahman nga Shkupi. Asaj i mohohet e drejta për shtesën për fëmijën e tretë për shkak të angazhimit diplomatik, atashe në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara të Turqisë. Një javë më parë, drejtori Memedi tha se rasti është specifik prandaj është formuar komision që do të shqyrtoj këtë lëndë. Pavarësisht këtij premtimi, në Qendrën për Punë Sociale nuk është bërë asnjë lëvizje për zgjidhjen e kësaj çështje. Madje, sipas burimeve të Alsat pengesa për zgjidhjen e kësaj çështje mbetet Qendra për Punë Sociale. Shtesën për fëmijën e tretë, Rahmani e kishte gëzuar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2022. Pas vendimit negativ, diplomatja Rahmani procedurën e kishte ankimuar në gjykatë e cila merr vendim në favor të Rahmanit. Pavarësisht vendimit gjyqësor, shtesa për fëmijën e tretë sërish i mohohet.

“Prej në janar gjyqi e ka sjell vendimin në favorin tim mirëpo Ministria e Punës Sociale nuk e ka zbatuar, as paratë nuk i ka refunduar, as vendim nuk më kanë sjell. Unë jam e detyruar sa herë të vij në pushim të vij këtu, në Qendrën për Punë Sociale në Butel, askush nuk na merr në dorë, nuk na jep sqarim kur do të bëhet, çka do të bëhet”, tha Firdesa Rahman, atashe në Ankara.

Diplomatja Rahmani kujton institucionet përkatëse se në këtë detyrë është dërguar nga shteti dhe se nuk po bën keqpërdorim të shtesës fëmijërore. Deri në këto momente, Rahmani tha se fëmija ka kryer të gjitha detyrimet për të shfrytëzuar këtë të drejtë. Ajo shprehet e revoltuar ndaj institucioneve, që sipas saj, po tallen me çështjen e saj.

“Kjo është turp, turp, me të vërtet jam shumë e revoltuar edhe kërkoj ndihmë edhe nga televizionet. Mua të ardhurat mi paguan Maqedonia, Ministria e Punëve të Jashtme. Fëmija, ku jam unë do të jetë edhe fëmija me nanën. Nuk është të më refuzojnë për çështje private, për çështje që nuk i din ti kryejnë punët deri në fund”, shtoi Firdesa Rahman, atashe në Ankara.

Advertisement

Firdesa Rahman, atashe në Ankara të Turqisë është e angazhuar deri në vitin 2025./Alsat.mk

Ende asnjë zgjidhje për rastin e Firdes Raman shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy