SASHK-Ministria Arsimit, ende pa asnjë qëndrim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende po zhvillohet mbledhja mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit, dhe nga momenti në moment po pritet të dalin me një qëndrim të dyja palët.

Kujtojmë që gjatë ditës është mbajtur takim në mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ku ministrja Trençevska tha se kemi nevojë për kohë shtesë që të mundet propozimet e të dyja palëve ti harmonizojnë brenda institucioneve.

“Po afrohemi drejt qëndrimeve të dyja palëve, por kemi nevojë për kohë shtesë që të mundemi propozimet nga SASHK dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale t’i harmonizojmë brenda në institucionet tona dhe deri në fund të javës, besoj të enjten apo të premten do ta kemi vendimin përfundimtar që është në interes edhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, përkatësisht punonjësve në çerdhe”, tha Jovana Trençevska

Nga ana tjetër kryetari i SASHK-ut Nedellkov, tha se po shkohet në drejtim të tejkalimit të problemit të hidhur për pagesën e pagave për të gjithë ata që ishin në grevë.

Advertisement

“Shkojmë në drejtim të tejkalimit të problemit të hidhur për pagesën e pagave për të gjithë ata që ishin në grevë nëpër çerdhet e fëmijëve, mos të përsëris, jemi të bindur që edhe ky problem do të zgjidhet pozitivisht siç tha ministrja deri në fund të javës. Nuk pritet të jetë “mollë sherri” sepse ka vullnet të mirë nga të dyja palët që të tejkalohet situata, gjithashtu bisedimet me MASH-in po përfundojnë nën patronazhin e ndërmjetësit. Kështu që, ajo që do të dakordohet lidhur me rritjen e pagave në veprimtarinë e arsimit, do të vlejë për mbrojtjen fëmijërore dhe përfundimisht ajo që është dakorduar edhe me njërin ministër edhe me ministrin tjetër gjegjësisht me grupet e punës të dy ministrave se edhe marrëveshjet kolektive do të përpunohet apo të nënshkruara në suazat përkatëse gjegjësisht termin të cilin do ta vërtetojmë së shpejti”, tha Jakim Nedellkov/Alsat/

SASHK-Ministria Arsimit, ende pa asnjë qëndrim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy