Ende nuk dihet kur do të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së shpejti duhet të dihet vendimi përfundimtar për afatin e tretë të përfundimit të autostradës Kërçovë – Ohër. Këtë sot e vërtetoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Ejup Rustemi.

Rustemi tha se vazhdimi i afatit është i domosdoshëm për shkak se afati i fundit përfundon në qershor të këtij viti.

“Nuk ka mundësi që të përfundojë rruga në këtë afat. Për këtë arsye kemi bisedime me zbatuesin, kompaninë “Sinohidro” për vazhdimin e afatit. Këto ditë jemi në komunikim intesiv dhe pres që në fund të muajit maj të kemi një zgjidhje të përbashkët”, tha Rustemi.

Ministri Boçvarski në pyetje të gazetarëve tha se kërkohet zgjidhja dhe se Qeveria është e përkushtuar fuqishëm në këtë zgjidhjen e këtij problemi.

Advertisement

“Gjatë periudhës së kaluar punuam në riprojektimin e trasës dhe deri tani 25% ka përfunduar”, tha Boçvarski.

Ndryshe, austrada Kërçovë Ohër është 57 kilometra e gjatë dhe filloi me ndërtim në vitin 2014. Sipas paralajmërimeve të atëhershme, kjo autostradë duhej të përfundojë në vitin 2018, për për shkak të problemeve që ndodhën me trasën, afati u shty për në qershor 2021. Afati i tretë pritet të dihet gjatë periudhës së ardhshme, ndërsa ku investim kapi vlerën prej 598 milionë euro./Telegrafi/

Ende nuk dihet kur do të përfundojë autostrada Kërçovë – Ohër shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy