Në muajin mars të vitit 2022, çmimet e shitjes së prodhimeve të produkteve industriale ishin më të larta me 5,1% në bazë mujore dhe me 20,3% në bazë vjetore.

Ndërsa çmimet e shitjes në furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar janë më të larta për 54,4 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Në mars të këtij viti, krahasuar me muajin shkurt, sipas ESHS-së, çmimet e prodhimit të produkteve industriale kanë qenë më të larta në sektorin e Minierave dhe guroreve me 1.5%, në industrinë Përpunuese me 5.2% dhe në atë të Energjisë Elektrike, gazit, avullit dhe ajrit të kondicionuar. 7.2%.

Në muajin mars 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet totale të shitjes së produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierave dhe guroreve me 15,6%, në atë të Përpunimit me 18,7% dhe në atë të Furnizimit me Energji Elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 54.4%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ESHS Maqedoni: Për një vit çmimet e produkteve industriale u rritën me 20.3% shkruan Telegrafi.