Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimet shitëse të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor muajin e kaluar ishin më të larta për 1,3 për qind në nivel mujor dhe për 15 për qind më të larta në nivel vjetor, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin 2021, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në grupet Produkte kapitale për 10,8 për qind, Energjia për 3,1 për qind, Produktet e paqëndrueshme për konsum të gjerë për 0,9 për qind dhe Produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 0,6 për qind.

Të dhënat e ESHS tregojnë se në dhjetor 2021, në krahasim me dhjetorin 2020, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet Energji për 34,8 për qind, Produkte intermediare, përveç energjia për 20,5 për qind, Produkte kapitale për 22,5 për qind, Produkte të përhershme për konsum të gjerë për 4,7 për qind dhe Produkte të paqëndrueshme për konsum të gjerë për 4,1 për qind.

Rriten çmimet e produkteve industriale në tregun e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy