ESHS Maqedoni: Rriten blerjet dhe shitjet e produkteve bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shitblerja e produkteve të prodhimeve bujqësor ka shënuar rritje krahasuar me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoninë e Veriut, në tremujorin e parë të vitit 2022 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 4.850.483 mijë denarë, që domethënë është rritur për 3.4 % krahasuar me periudhën e njejtë nga viti paraprak.

Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur ulje për 1.8 %, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak ka rritje për 18.8 %.

Rritje është vërejtur në të gjitha produktet, me përjashtim të bimëve industriale, frutave dhe produkteve të tjera bujqësore.

Advertisement

ESHS Maqedoni: Rriten blerjet dhe shitjet e produkteve bujqësore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy