ESHS publikon profesionet më të paguara në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika paga mesatare në muajin mars në programim kompjuterik, konsultime dhe aktivitete të ngjashme ka qenë 107.022 denarë bruto ose 70.194 denarë.

Kjo do të thotë se programerët në Maqedoni janë bindshëm në vendin e parë në listën e punëtorëve më të paguar.

Mesatarisht, me 48.734 denarë janë punonjësit në telekomunikacion, ndërsa në punëtorët në fushën e prodhimit në prodhime farmaceutike dhe pajisje farmaceutike marrin pagë mesatare prej 46.501 denarë.

Sipas të dhënave, paga mesatare neto e muajit mars është rritur për 6.8% në krahasim me marsin e vitit 2020./Telegrafi/

Advertisement

ESHS publikon profesionet më të paguara në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy