Pas inspektimit të jashtëzakonshëm të ISHSSH-së, sot me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, është formuar komisioni për mbikëqyrje profesionale në lidhje me rastin e lehonës B.M nga Shkupi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Komisioni për mbikëqyrje profesionale, i përbërë nga dy gjinekologë, një psikiatër, një psikolog klinik dhe një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ka për detyrë të mbikëqyrë punën profesionale në ISHP Klinika Universitare e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në lidhje me trajtimin mjekësor të gruas në lindje.

Pas pranimit të raportit nga mbikëqyrja e ekspertëve, opinioni do të njoftohet për gjendjen e konstatuar”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Nga atje thonë se gjithashtu do të merren masa adekuate në përputhje me raportin e ISHSSH-së./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Është formuar Komisioni për mbikëqyrje profesionale në lidhje me tentativën për vetëvrasje të lehonës në Shkup appeared first on Telegrafi.