EVN Home do të obligohet të blejë energji elektrike shtesë nga amviseritë dhe industria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për shtyp tha se për një javë do të ndryshohet rregula me çka amviseritë dhe kapacitetet industriale do të mund të shesin energji elektrike shtesë nga furnizuesi i përgjithshëm.

Në këtë rast EVN Home do të obligohet të blejë energjinë elektrike shtesë nga panelet sollare me çmimin e tregut, përkatësisht me të njëjtin çmim që e blen nga Elektranat e Maqedonisë.

“Energjia elektrike mund të prodhohet nga industria dhe amviseritë dhe do të jetë i oblgiuar furnizuesi ta blejë”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se kjo është një nga refroamt që po bëhen në sektorin energjetik në mënyrë që sa më lehtë të menaxhohet me krizën energjetike./Telegrafi/

Advertisement

EVN Home do të obligohet të blejë energji elektrike shtesë nga amviseritë dhe industria shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy