Filipçe bën të ditur datën se kur do të vijnë vaksinat kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë në “Facebook” shkruan se më 28 mars do të arrijnë 24 mijë vaksinat kundër coronavirusit.

“Këtë javë më 28 mars, në ora 07:55 në Shkup arrin dërgesa e parë prej 24 mijë vaksinave AstraZeneca përmes Sistemit Kovaks”, shkruan Filipçe.

Ndryshe, vaksinimi në Maqedoninë e Veriut filloi me 17 shkurt me vaksinat e dhuruara ku prioritet kishin punonjësit shëndetësorë.

Pas punonjësve shëndetësorë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, prioritet kanë personat mbi 70 vjet./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe bën të ditur datën se kur do të vijnë vaksinat kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy