Filipçe: Do të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të punës për lokalet gastronomike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se të gjitha masat anti-kovid do të mbetën në fuqi deri më 21 janar. Ndërkohë që paralajmëroi se më pas do të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të punës për lokalet gastronomike, gjegjësisht të mund të punojnë deri në ora 21:00.

Filipçe nuk përjashtoi mundësin që të shqyrtohet kërkesa e gastronomeve që orari për punë të zgjatet deri në ora 23:00, ndërkohë që ishte i prerë se të gjitha masat tjera do të mbeten në fuqi.

Filipçe gjithashtu tha se OBSH-ja u dëshmua si partneri jonë më i madh që nga fillimi i kësaj krize dhe bashkëpunimi në shumë fusha tjera.

“Vërtet shumë intensivisht komunikuam dhe bashkëpunuam me këtë Organizatë Shëndetësore”, tha Filipçe.

Advertisement

Filipçe: Do të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të punës për lokalet gastronomike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy