Filipçe: Hapësirat spitalore po mbushen, vërehet edhe lodhje tek mjekët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp ka raportuar për gjendjen me coronavirusin në vend. Ai tha se numri i lartë i rasteve të reja me Covid-19 ditëve të fundit ka ngarkuar sistemin shëndetësorë me çka tashmë ka filluar organizimi dhe rotacioni i personelit mjekësorë.

Venko Filipçe njoftoi se për momentin 330 pacientë me Covid-19 po trajtohen nëpër spitale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ditëve të fundit kemi punuar në mënyrë intensive në riorganizimin dhe planifikimin e kapaciteteve me qëllim që t’i përgjigjemi numrit të pacientëve, numri i të cilëve për momentin është rreth 330 në të gjitha objektet e shëndetit publik, pacientë pozitiv me Covid-19. Klinikat dhe repartet infektive janë ngarkuar një pjesë e punonjësve shëndetësorë janë lodhur pas 4 muajve luftë me coronavirusin”, pohoi Filipçe.

Ai gjithashtu njoftoi se në bazë të planit për riorganizim të personelit mjekësorë në Shkup tashmë kanë arritur 54 mjekë dhe infermiere.

Advertisement

“Prej ditës së djeshme në rotacion dhe ndihmë në Shkup, në Klinikën Infektive dhe Spitalin “8 shtatori” kanë arritur 54 mjekë dhe infermiere ata tashmë kanë filluar me punë dhe presioni i ditëve të fundit është zvogëluar. Tashmë është bërë plan edhe për rotacione tjera si nga klinikat poashtu edhe nga institucione tjera shëndetësore në vend”, tha ministri Filipçe, duke shtuar se tashmë edhe spitalet dhe klinikat private kanë shprehur gatishmërinë për ndarje të personelit mjekësorë./Telegrafi/

Filipçe: Hapësirat spitalore po mbushen, vërehet edhe lodhje tek mjekët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy