Filipçe: Liderët fetarë të kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për festa

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Është shumë e rëndësishme tani edhe liderët fetarë ta kuptojnë se situata është vërtetë serioze, se pasqyra epidemiologjike mundet shtesë ta komplikojë gjendjen në spitale, diçka që dëshirojmë ta shmangim. Dëshiroj t’u bëj thirrje javën e ardhshme dy liderë të KOM dhe BFI dhe t’i lus t’u dërgojnë lutje besimtarëve – të rrinë në shtëpi këtë vit, të mos grupohen në kisha dhe xhami, të mos ketë shërbesa”, tha sonte ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në pjesëmarrjen në “Vetëm intervistë” në “Kanal 5”, Filipçe potencoi se masat e mëtejme do të dimensionohen varësisht asaj se si do të zhvillohet situata me numrat dhe varësisht vlerësimit të rrezikut.

Filipçe nënvizoi se në situatë si kjo aktuale, kur sistemi shëndetësor është i stërngarkuar, nuk do të jetë asgjë tjetër kriter për vendosjen e masave përveç mbrojtjen e qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme tani të gjithë të përfshihemi, jo vetëm ne që i menaxhojmë kapacitetet shëndetësore edhe aktorët politikë por edhe ata fetarë. Ky do të jetë rrezik serioz dhe varësisht asaj se si do të zhvillohet situata me numrat, nga vlerësimi i rrezikut që mund të ndodhë, ne do të sjellim vendim në dy javët e ardhshëm për atë se si do t’i dimensionojmë masat për këtë periudhë”, theksoi Filipçe.

Advertisement

Lidhur me kërkesat e opozitës për dorëheqjen e tij dhe për akuzat si menaxhohet situata me COVID-19 në vend, Filipçe përmendi se po plasohen gënjeshtra dhe të pavërteta me një qëllim të vetëm, të grumbullohen pikë politike në llogari të të vdekurve.

Filipçe: Liderët fetarë të kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për festa shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy