Filipçe: Vera me coronavirusin do të jetë e qetë, duhet të respektojmë masat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot sqaroi se gjendje epidemiologjike në Maqedoni është stabile dhe nuk ka asnjë shenjë për përkeqësim.

Megjithatë, ai paralajmëroi se askush në botë nuk mund të parasheh se çfarë ndodh me virusin për shkak se ai në disa vende ka ndryshuar.

“Asnjë vend në botë nuk mund të jep parasheh. Mund të ndodhë mutacion që ndërlidhet me llojet tjera dhe kjo ndodh në botë. E rëndësishme është se tani vaksinat parandalojnë formën e rëndë të sëmundjes dhe vdekjen. Duke marrë parasysh situatën në rajonin tonë dhe vendet tjera, vlerësimi ynë është se këto dy muajt do të kemi situatë të qetë epidemiologjike. Momentalisht nuk ka shenja për përkeqësim të gjendjes”, tha Filipçe.

Ai theksoi se është e rëndësishme që qytetarët në periudhën e ardhshme t’i respektojnë masat që janë në fuqi në mënyrë që ta mbrojnë shëndetin e tyre./Telegrafi/

Advertisement

Filipçe: Vera me coronavirusin do të jetë e qetë, duhet të respektojmë masat shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy