Fillon mbledhja e mbeturinave në Tetovë, punonjësit e “Higjienës komunale” ndërprenë grevën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Punonjësit e NP “Higjiena komunale” në Tetovë e kanë ndërprerë grevën dhe kanë filluar t’i mbledhin mbeturinat, të cilat në tre ditët e fundit u grumbulluan pranë kontejnerëve në qytet.

Punonjësit e “Higjienës komuale” të cilët të martën filluan grevë të përgjithshme për shkak të pagave dhe kontributeve, e ndërprenë atë pasi siç thanë, kanë arritur marrëveshje me komunën që në afat prej dy javëve t’ua paguajë pagat e papaguara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot morëm një rrogë, deri më 15 dhjetor duhet të jepen edhe dy rroga. Nëse nuk bëhet pagesa deri më 15 dhjetor, do të hyjmë në grevë të përgjithshme. Ne kemi filluar qysh në orët e para të mëngjesit me grumbullimin e mbeturinave, duke qenë se kemi edhe një prag ligjor të mbeturinave nga rrugët kryesore që duhet të grumbullohen. Gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim do të bëhet grumbullimi më intensiv i mbeturinave nga të gjitha vendet”, thonë punëtorët nga “Higjiena Komunale”.

Komuna e Tetovës premtoi zgjidhje për problemet shumëvjeçare të punëtorëve të NPK “Tetova” dhe status më të mirë të tyre.

Advertisement

“Për t’u përballur me sfidat dhe dështimet e ndërmarrjes komunale, është vendosur që të themelohen dy ndërmarrje të reja, një për ujësjellës dhe kanalizim dhe një për menaxhim me mbeturinat. Është e rëndësishme të theksohet se Komuna e Tetovës tashmë ka nënshkruar kontratë me operator privat dhe kjo kontratë, e cila hyn në fuqi më 1 dhjetor 2023, do të rezultojë me transferimin e punëtorëve nga ndërmarrja komunale në ndërmarrjen e re “OENEUM”. Me këtë ndryshim, të gjithë punëtorët do të marrin pagë të rregullt, ndërsa komuna e Tetovës ka marrë përsipër obligimin që të sigurojë pagesën e të gjitha pagave të prapambetura për këta punëtorë”, njoftuan nga Komuna e Tetovës.

Fillon mbledhja e mbeturinave në Tetovë, punonjësit e “Higjienës komunale” ndërprenë grevën shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy