“Finance Think”: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut shkon në 12.3%, recesioni është i mundshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Në tremujorin e dytë të 2022, inflacioni u rrit në 12.3% në bazë vjetore. Pasiguria në ekonomi mbetet e lartë, ndërsa stagflacioni i dukshëm në tremujorin e dytë do të bëhet më intensiv deri në fund të vitit, me një probabilitet të shtuar për recesion nga fillimi i vitit të ardhshëm, sipas “Finance Think”.

Sipas monitorit makroekonomik, në tremujorin e dytë BPV-ja u rrit në 2.8% në bazë vjetore. Papunësia në tremujorin e dytë 2022 u ul në mënyrë të lehtë, në 14.5% nga 14.8%.

Përmirësim i lehtë vërehet edhe në punësim, nga 47.1% në 47,3%, por nuk ka shenja të veçanta të riaktivizimit të ndjeshëm të popullsisë në moshë pune që u bë pasive gjatë pandemisë. Në tremujorin e dytë të vitit 2022, inflacioni u rrit në 12,3% me bazë vjetore.

Edhe krahas uljes së çmimeve të ushqimeve në tregjet globale që nga qershori 2022, rritjet e mëtejshme të çmimeve të energjensave tregojnë një kohëzgjatje më të gjatë të presioneve të çmimeve në krahasim me pritshmëritë e mëparshme.

Advertisement

Prandaj, Finance Think ka rishikuar projeksionin e tij për rritjen e BPV-së në 2022 në 2.1% (nga 2.8 e mëparshme), ndërsa projeksioni për normën vjetore të inflacionit u rrit në 12.2% (nga 9.7%), thuhet në analizën e “Finance Think”.

“Finance Think”: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut shkon në 12.3%, recesioni është i mundshëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy