FIZHT ndan 9 milionë denarë për inovatorët e rinj në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik thirrjen e parë publike “Të rinjtë krijojnë” për krijimin e laboratorëve prodhues. Drejtori i FIZHT, Kosta Petrov, theksoi se qëllimi i kësaj thirrje është që përmes projekteve, nxënësit e moshës 15 deri 29 vjeç, jo vetëm të fitojnë njohuri, por edhe përmes aftësive krijuese dhe analitike të gjejnë zgjidhje të reja për probleme të ndryshme. Për financimin e projekteve nga kjo thirrje janë siguruar 9 milionë denarë.

“Për herë të parë Fondi për Inovacion investon në zhvillimin e infrastrukturës inovuese në mundësimin e kushteve hapësinore dhe teknike të cilat besojmë se në mënyrë të dukshme do të nxisin veprimtarinë e inovacionit. Laboratorët për prodhim FABLABS që janë në dispozicion përmes kësaj thirrje, nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve dhe të rinjve do t’iu mundësojë qasje deri tek teknologjitë bashkëkohore, siç janë printerët 3D dhe makineritë lazerike me të cilat ata do të mund t’i materializojnë idetë e tyre inovative. Kjo do t’u mundësojë inovatorëve të rinj të marrin aftësi të përshtatshme për kohën dhe sfidat teknologjike të së ardhmes”, deklaroi drejtori i FIZHT, Kosta Petrov.

Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike dhe do të zgjasë deri më 20 korrik të këtij viti. Fondi për Inovacion do të sigurojë 90 për qind të shumës së projektit, ndërsa 10 përqindëshi do të mbulohet nga vetë aplikuesi.

Procesi i rishikimit administrativ, para-përzgjedhjes dhe përzgjedhjes, do të zgjasë 60 ditë pas përfundimit të afatit për dorëzimin e propozimeve të projektit dhe secili prej tyre vlerësohet nga një komision i veçantë me të paktën 5 anëtarë.

Advertisement

FIZHT ndan 9 milionë denarë për inovatorët e rinj në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy