Lukoil Maqedoni ndan 30 mijë denarë për anëtarin e 30 mijë të “Lukoil Klub”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lukoil Maqedoni ndan 30 mijë denarë për anëtarin e 30 mijë të “Lukoil Klub”

Lukoil Maqedoni, anëtarit të saj të 30 mijë në programin “Lukoil Klub” i ka ndarë kupon me vlerë prej 30 mijë denarëve, si shenjë respekti dhe falëndeimi për besnikërinë ndaj brendit Lukoil.

Fituesi me fat është Aco Spasovski nga Probishtipi, të cilit në pompën e derivateve “Folklori maqedonas” në Shkup, i është ndarë dhurata. Nga Lukoil Maqedoni thonë se në këtë mënyrë e shprehin falënderimin ndaj konsumatorëve besnik dhe njëkohësisht i nxisin edhe të tjerët të bëhen anëtarë të programit të besnikërisë dhe të fitojnë çmime të shumta.

“Vërtetë jemi të lumtur dhe krenarë që programi “Lukoil Klub” ka hasur në interes të madh nga ana e konsumatorëve tanë dhe për një periudhë të shkurt kemi arritur numrin në 30 mijë anëtarë. Besojmë se konsumatorët i shohin përfitimet e anëtarësimit në program dhe i njëjti do të nxis të tjerët të bëhen anëtarë të “Lukoil Klub”. Për ne është motiv që të vazhdojmë të veprojmë në këtë drejtim, të ndajmë çmime, të stimulojmë dhe të vlerësojmë klientët tanë. Me këtë rast dua të përgëzoj fituesin fatlum, por edhe t’i falënderohem për besnikërinë ndaj brendti Lukoil”, tha Andrej Kuku, drejtori rajonal i Lukoil Maqedoni.

“Duhet të them se jam i befasuar dhe nuk e prisja se unë do ta kem nderin të jem anëtari i 30 mijë, që do ta fitojë këtë çmim. Unë jam vizitorë i rregullt i Lukoil Maqedoni, ku furnizohem me naftë cilësore. Lukoil Maqedoni i vlerëson konsumatorët besnik. Për këtë nga zemra i falënderoj dhe i ftoj edhe të tjerët të jenë anëtarë të Lukoil Klub, pasi ka çmime të shumta”, tha fituesi Aco Spasovski.

Advertisement

Programi për besnikëri për personat fizik Lukoil Maqedoni e ka vendosur në fund të korrikut, vitin e kaluar, dhe prej atëherë për më pak se shtatë muaj, gjithsej 30 mijë konsumatorë të Lukoil Maqedoni e kanë shfrytëzuar mundësinë të fitojnë pikë dhe përfitime tjera ekskluzive.

Gjatë anëtarësimit në program, anëtarët pikët e tyre mund t’i kthejnë në naftë, të blejnë në marketet e Lukoil, por edhe t’i shfrytëzojnë për shumë oferta tjera.

Të gjitha informacionet lidhur me rregullat edhe programin mund të gjenden në faqen e internetit: https://club.lukoil.com.mk/, ku anëtarët njëkohësisht mund të regjistrohen, të kontrollojnë pikët e tyre, të marrin informacione për ofertat e reja, si dhe informacione tjera për programin.

Advertisement

Lukoil Maqedoni ndan 30 mijë denarë për anëtarin e 30 mijë të “Lukoil Klub” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy