Ulet ndër 10 mijë numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për herë të parë, pas një periudhe të gjatë, numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni ka rënë nën 10 mijë. Sipas mjekëve, ky është një lajm i mirë për vendin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me coronavirus në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 90.654, numri i pacientëve të shëruar është 78.154, numri i vdekjeve është 2.785, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.715.

Rënie të numri të rasteve aktive ka edhe në Shkup ku për momentin ka 5.461 raste aktive në Shkup, i cili, përkundër zvogëlimit, mbetet qyteti me më shumë raste aktive.

Nga qytetet tjera me më shumë raste aktive janë Kumanova aktive 392, Tetova aktive 382, Ohri aktiv 349, Kavadari 336, Strumica 302, Veles 257,

Advertisement

Prilep 250, Gostivar 228./Telegrafi/

 

Ulet ndër 10 mijë numri i rasteve aktive me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy