Forcat Ajrore të Italisë aleate nga sot do të patrullojnë mbi qiellin e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Republika e Italisë me Forcat e saj Ajrore nga sot i bashkohet zyrtarisht misionit të NATO-s për patrullimin ajror të qiejve të Maqedonisë. Marrëveshjen teknike për përfshirjen e Forcave Ajrore italiane në misionin e patrullimit ajror të NATO-s mbi qiellin tonë, sot në Shkup e nënshkruan ministrat e Mbrojtjes të dy vendeve, Slavjanka Petrovska dhe Gvido Kroceto.

Ministrja Petrovska deklaroi se vendimi për këtë është marrë dhe për këtë Ministria ka njoftuar në mesin e vitit të kaluar, duke nënvizuar se kjo është shfaqje e punës së aleancës dhe unitetit.

“Forcat ajrore ushtarakë italianë dhe grekë në koordinim me aviacionin ushtarak të RMV-së garantojnë sigurinë e qiellit mbi Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi ndërtuar një aleancë të vërtetë dhe kemi zhvilluar bashkëpunim të fortë dhe fakti që aeroplanët italianë do të garantojnë sigurinë e hapësirës sonë ajrore është një shfaqje e besimit të plotë reciprok. Në ditët kur festojmë përvjetorin e katërt të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorin e themelimit të Aleancës, nuk ka shembull më të mirë uniteti dhe mbrojtjeje kolektive sesa nënshkrimi i sotëm i kësaj marrëveshjeje dhe bashkimi zyrtar i Italisë në këtë mision. Ky sistem është një nga avantazhet kryesore që rezulton nga anëtarësimi në NATO. Aeroplanët italianë dhe grekë të koordinuar nga kapaciteti kombëtar, të menaxhuar nga Komanda Ajrore Aleate e NATO-s, ndërsa nën kontrollin taktik të Qendrës së Operacioneve të Kombinuara Ajrore në Torehal Spanjë. Është një unitet, një aleancë nga e cila përfitojnë 32 vende sovrane dhe mbi një miliard njerëz në botë”, tha Petrovska.

Ministri italian i Mbrojtjes Kroseto deklaroi se është nder të jem sot këtu dhe të nënshkruaj këtë marrëveshje, siç thotë ai, historike me Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

“Italia, së bashku me Greqinë, merr përgjegjësinë për mbrojtjen e qiellit mbi Maqedoninë e Veriut dhe kjo tregon më shumë se fjalë se sa e rëndësishme është aleanca në NATO, sepse të jesh aleat do të thotë t’i vësh në dispozicion forcat e tua mbrojtëse për të mbrojtur vendet e tjera kur ato kanë nevojë. Është nder për Italinë që të punojë në këtë drejtim sepse ka besimin e Maqedonisë së Veriut”, thekson Kroseto.

Ndryshe, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ripërtërihet me blerjen e tetë helikopterëve nga prodhuesi italian “Leonardo Helicopters”. Vlera e aeroplanëve AW149 dhe AW169M është 230 milionë euro, ndërsa zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Ushtrisë për rinovimin e komponentit të aviacionit dhe kërkimin e gjerë të tregut.

“Me blerjen e helikopterëve të rinj do të ketë një modernizim të ndjeshëm të komponentit të aviacionit dhe rritje të aftësive për të kryer misione si për nevojat e Ushtrisë ashtu edhe për mbështetjen e institucioneve të tjera civile të vendit tonë. Investimi në ushtri është investim në të ardhmen e vendit tonë dhe për këtë do të vazhdojmë me këtë intensitet”, theksoi në atë kohë ministrja Petrovska.

Helikopteri i parë do të mbërrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.

Advertisement

Forcat Ajrore të Italisë aleate nga sot do të patrullojnë mbi qiellin e Maqedonisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy