Mickoski dhe OBRM-PDUKM assesi ta fshehin nervozën dhe panikun nga BDI dhe Fronti Europian, thuhet në kumtesën e sotme të Frontit Europian.
Se në çfarë derexhe ka rënë dy ditë para humbjes, theksohet në kumtesë, tregojnë thirrjet për ndihmë nga “Levica” dhe ZNAM e Dimitrievskit.
Madje, shpëtimin dhe ndihmë e kërkon edhe te opozita shqiptare, me qëllim që, siç tha dje Mickoski, ta rrënojë Frontin Europian dhe BDI-së.
“Megjithatë, edhe pse shpik arsye të ndryshme, publiku e di se lufta e vërtetë e Mickoskit janë pozitat e barabarta të shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Maqedoninë e Veriut. Ai tashmë është vetëm një libër i lexuar që nuk e fsheh dot antishqiptarizmin dhe politikat kundër Perëndimin.
BDI dhe Fronti Europian i bën me dije Mickoskit dhe bashkëpunëtorëve të Rusisë, se BDI dhe Fronti Europian, themelet i ka vënë që në vitin 2001, me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, me Marrëveshjen e Prespës dhe anëtarësimin e NATO-s, si dhe me ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve të 8 majit.
Dhe, deshi apo nuk deshi Mickoski, BDI dhe Fronti Europian do të jetë garantuesi i rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa OBRM-PDUKM dhe bashkëpunëtorët tjerë të Moskës, pas 8 majit, do të jenë vetëm spektatorë opozitar të anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian”, thonë nga BDI./Telegrafi/
The post Fronti Europian: Mickoski në derexhe të rëndë, kërkon shpëtim te “Levica” appeared first on Telegrafi.