Frontit Europian i bashkohet edhe Unioni Demokratik Boshnjak

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, Munir Kolashinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkëngjitët Frontit fitues Europian.

Nga BDI njoftojnë se Kolashinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore.

Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas, Unionin e Romëve të Fatima Osmanovskës, Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci të përfaqësuar nga Sulejman Baki.

Fronti Europian njëzëri mbështet kandidaturën e përbashkët për president të kandidatit Bujar Osmani, derisa dje kryetarët e të gjitha partive politike pjesë të Frontit Europian nënshkruan deklaratë të përbashkët dhe u rreshtuan pas 10 zotimeve të tij në rolin e presidentit të shtetit./Telegrafi/

Advertisement

 

Frontit Europian i bashkohet edhe Unioni Demokratik Boshnjak shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy