Geer: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zbatojnë rekomandimet e BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i BE-së në RMV, David Geer tha se dje ka pasur një takim produktiv me kryetaren e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dhe shpreson që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe të përpiqen të zbatojnë rekomandimet e Misionit të vlerësimit të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas aktvendimit të Gjykatës Administrative, e cila e anuloi vendimin për shkarkimin e Damevës, kam shfaqur interesim që të takohem me kryetarin e Këshillit Gjyqësor. Siç e dini, unë nuk jam takuar me paraardhësin e saj sepse kemi shprehur shqetësimin tonë në atë kohë për mënyrën e shkarkimit të Damevës, por edhe për zgjedhjen e kryetarit të atëhershëm të Këshillit Gjyqësor. Shqetësimi ynë është adresuar nga Gjykata Administrative me vendimin e tyre për ta kthyer Damevën sërish”, tha sot Geer, para fillimit të Panairit të Shoqërisë Civile.

Ai shtoi se në takimin me Damevën është biseduar për gjendjen në Këshillin Gjyqësor, rekomandimet që janë publikuar nga Misioni vlerësues i BE-së vitin e kaluar, si dhe masat që do të ndërmerren nga Këshilli Gjyqësor.

“Mendoj se patëm një takim shumë produktiv me Kryetaren e Këshillit Gjyqësor dhe sinqerisht shpresoj që të gjithë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të kthejnë një faqe të re dhe të përpiqen të zbatojnë rekomandimet e Misionit vlerësues të BE-së. Folëm edhe për kompetencat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor”, shtoi Geer./Telegrafi/

Advertisement

Geer: Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të zbatojnë rekomandimet e BE-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy