Protestojnë punonjësit e administratës në gjyqësor në RMV, morën mbështetje nga kryetari i Këshillit Gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Shkup sot pasdite është mbajtur marsh protestues i organizuar nga Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore. Marshi nisi para pllajës së Gjykatës Themelore Penale dhe Civile dhe përfundoi para objektit të Këshillit Gjyqësor. Aty përfaqësuesit e sindikatës kanë pasur një takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.

Ndër kërkesat e sindikatës janë rritja e pagës me 78 për qind të minimumit dhe shtesa e pagave me 35 për qind të buxhetit të gjykatës.

Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Gjykatave, informoi se kanë pasur një takim me Georgiev për të shprehur kërkesat e tyre dhe siç ka treguar ajo kanë gjetur mirëkuptim.

Në një deklaratë për media pas takimit, Georgiev tha se presin mirëkuptim nga ministri i financave./Telegrafi/

Advertisement

Protestojnë punonjësit e administratës në gjyqësor në RMV, morën mbështetje nga kryetari i Këshillit Gjyqësor shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy