Georgiev dhe Dimovska anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor janë gjyqtari nga Gjykata e Lartë, Nake Georgiev dhe gjyqtarja nga Gjykata Civile, Antoaneta Dimovska.

Georgiev, për të cilin Këshilli Gjyqësor e ndërpreu procedurën kundër tij pak para kandidimit, ishte i vetmi kandidat nga radhët e gjyqtarëve suprem.

Për të votuan gjashtë nga gjithsej 16 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë.

Antoaneta Dimovska është anëtarja e re nga zona e apelit në Shkup. Ajo ka marrë 110 vota kundër kryetarit të Gjykatës në Kavadar, Lazar Nanev, për të cilin kanë votuar 49 gjyqtarë.

Advertisement

Kryetar i Komisionit për Zgjedhje ishte gjyqtari i Gjykatës Administrative dhe ish-anëtari i KSHZ-së, Saubi Jakupi.

Afatet për kundërshtimet e kandidatëve tani po kalojnë dhe rezultatet përfundimtare do të shpallen nesër.

Georgiev dhe Dimovska zëvendësojnë dy anëtarët e Këshillit Gjyqësor që dhanë dorëheqje.

Georgiev dhe Dimovska anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy