Gençovska: 200 persona me dyshtetësi nuk mund të hyjnë dhe dalin nga Maqedonia e Veriut me automjete me targa bullgare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gati 200 persona me shtetësi të dyfishtë kanë deklaruar se nuk lejohen të hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut me vetura me regjistrim bullgar, tha ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gençovska në një seancë parlamentare për problemet e bullgarëve të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga fillimi i muajit mars të këtij viti, Ambasada bullgare në Shkup, Konsullata e Përgjithshme në Manastir, pranon njoftime nga qytetarët me dyshtetësi se po përballen me pengesë nga organet doganore të RMV-së gjatë kalimit të kufirit shtetëror me vetura të regjistruara në Bullgaria.

Në ankesat thuhet se autoritetet vendore doganore dhe kufitare i informojnë gojarisht se nuk mund të hyjnë dhe dalin nga vendi me automjete të rënda dhe të lehta të regjistruara në Bullgari pa lëshuar një dokument përkatës që tregon bazën ligjore”, thotë Gençovska citon “BGNES”.

Sipas saj, për zbardhjen e problemit, ambasada në Shkup ka mbajtur dhe po zhvillon takime dhe bisedime me autoritetet lokale.

Advertisement

“Është përcaktuar se nga data 22 dhjetor 2020 është në fuqi ligji i ri për regjistrimin e makinave me targa të huaja. Sipas ligjit, makinat me targa të huaja duhet të riregjistrohen dhe të jenë plotësisht në përputhje me legjislacionin vendas”, shton Gençovska.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut theksojnë se automjetet me targa të huaja, shumica e të cilave janë me targa bullgare, nuk janë të regjistruara sipas ligjit vendas, megjithëse qëndrojnë në vend për më shumë se 180 ditë, ndërsa adresa e vendbanimit të përhershëm të pronarit nuk është jashtë vendit, por në territorin e shtetit.

Për të zgjidhur statusin e automjeteve me regjistrim bullgar, disa qytetarë me dy shtetësi përdorin fshirjen e adresës së tyre të përhershme në Maqedoni dhe për këtë plotësojnë formularët në ambasadë dhe marrin një çertifikatë./Telegrafi/

Gençovska: 200 persona me dyshtetësi nuk mund të hyjnë dhe dalin nga Maqedonia e Veriut me automjete me targa bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy