Gençovska: Bullgaria do të dënoj gjuhën e urrejtjes që vjen nga protestat në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, ka deklaruar se Bullgaria do të ndërmerr hapa të tjerë për të dënuar gjuhën e urrjetjes ndaj Bullgarisë që po përdoret në protestat e organizuara nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas saj, thirrjet antibullgare janë gjuhë e cila nuk duhet toleruar për asnjë kusht.

“Bullgaria do të marrë masa kundër gjuhës së urrejtjes qe e kemi dëgjuar në ditët e fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç kemi bërë gjithmonë”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Gençovska, duke iu përgjigjur pyetjes nëse do t’u bëjë thirrje autoriteteve në Shkup që të ndalojnë histerinë antibullgare.

Ajo sqaroi se masat do të jenë diplomatike, do të thirret menaxheri i përkohshëm i ambasadës së Maqedonisë në Bullgari.

Advertisement

“Atij do t’i jepet një notë proteste”, shtoi ajo.

E pyetur nëse protokollet janë specifikuar dhe kur shoqëria bullgare mund të njihet me to, ministrja Gençovska u përgjigj:

“Populli le të rri i qetë sepse kuvendi nuk ndërmerr vendime kundër interesave bullgare. Me Bujar Osmanin kemi raporte dhe profesionalizëm maksimal, siç edhe mund ta quaj, raporte prej një zotërie të vërtetë. Protokollet momentalisht nuk do të hapen për publikun, por të njejtat do të ndodhin kur të vijë koha”, tha Gençovska.

Ndryshe, dje Gençovska shprehu shqetësim për pamjet nga protestat në Shkup.

Advertisement

Ajo fajësoi mediat që me dezinformata kanë përhapur një urrejtje ndëretnike të panevojshme ndaj bullgarëve, ndërsa tha se propozimi francez nuk duhet të kaloj me kaq shumë tensione.

Gençovska: Bullgaria do të dënoj gjuhën e urrejtjes që vjen nga protestat në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy