Gençovska: Bullgaria nuk garanton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Teodora Gençovska, sot konfirmoi se vazhdon presioni ndaj Sofjes për fillimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE të Shkupit.

“Ka presion dhe ai vazhdon tani, por qëndrimi ynë është i qartë, presim që Maqedonia e Veriut të fillojë zbatimin e Marrëveshjes dhe të sigurojë përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e vendit të tyre,” u tha ajo gazetarëve bullgarë në Bruksel.

“Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë hapa konkretë të qartë për të siguruar që Traktati për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim të fillojë të zbatohet dhe të ngelet si i tillë. Presim aktivitete konkrete”, tha Gençovska.

Sipas ministres, përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk do të mjaftonte për të caktuar një datë për fillimin e negociatave me BE-në.

Advertisement

Ajo shtoi se qëndrimi zyrtar i Bullgarisë tashmë dihet dhe nuk ka ndryshim.

“Ka përfaqësues të kabinetit dhe të institucioneve të ndryshme që shpresoj se e kanë kuptuar tashmë se Bullgaria nuk mund të ketë dy politika të jashtme. Nëse ka ndonjë përparim se si do të zhvillohen marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut në të ardhmen, gjithçka do të kalojë me vendim të Kuvendit Kombëtar”, Gençovska.

Gençovska: Bullgaria nuk garanton heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy