minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Gjatë fundjavës do të bëhet dezinsektim me aeroplanë në Shkup - Struga.info


Gjatë fundjavës do të bëhet dezinsektim me aeroplanë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në rajonin e qytetit të Shkupit të shtunën dhe të dielën, 14 dhe 15 gusht, në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave, informojnë autoritetet e qytetit.

Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave, do të realizohet nga e hëna, 16 gusht, deri të premten, 20 gusht, prej orës 22 deri në orën 3, të ditës së nesërme.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, nëse kushtet e motit nuk lejojnë të spërkatet, dezinsektimi me aeroplanë do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të përshtatshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë.

Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Advertisement

The post Gjatë fundjavës do të bëhet dezinsektim me aeroplanë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy