Gjendet drogë në Tetovë, arrestohet një person

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 24-vjeçar nga Tetova pasi tek i njëjti janë gjetur substanca narkotike.

“Me datë 15.05.2022 në ora 21.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.A. (24) nga fshati Jellovnajë të Tetovës”.

“Gjatë kontrollit në automjetin e tij “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, materie e ngurtë me ngjyrë të bardhë dhe një thikë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

Gjendet drogë në Tetovë, arrestohet një person shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy