Gjithsej 553 gjoba për tejkalim shpejtësie në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se ka zbatuar aksion kontrollues në territorin e Maqedonisë për gjobitjen e shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë.

“Në këtë aksion janë gjobitur 553 shoferë, prej tyre 18 kanë lëvizur më shumë mbi 50 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 5 automjete janë kapur me 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 284 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 269 të tjerë jashtë vendbanimeve.

“Aksionet kontrolluese do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të kemi komunikacion më të sigurt”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Gjithsej 553 gjoba për tejkalim shpejtësie në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy