Gjithsej 746 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 746 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 78 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 56 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 30 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 65 pacientë po trajtohen në Veles dhe 108 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 92 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 117 në Prilep, 30 në kovid – qendër në Gostivar dhe 20 në Strugë. 45 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 8 në Koçan, 10 në Kërçovë, 70 në Kavadar, 17 në Gjevgjeli.

“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.289 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.

Advertisement

“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/

Gjithsej 746 të hospitalizuar për shkak të coronavirusit në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy