Gjobiten 126 shoferë në Shkup, 28 prej tyre për tejkalim shpejtësie

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në komunikacion.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 masa, prej të cilave 28 janë për tejkalim shpejtësie, shtatë për vozitje pa leje, tre për mosdhënie përparësi kalimi ndaj këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se po ashtu janë shqiptuar 10 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, tre për kalim në të kuqe, 12 dënime për këmbësorët, tre dënime për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 37 dënime për parkim jo të rregullt.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Gjobiten 126 shoferë në Shkup, 28 prej tyre për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy