Gjobiten 155 shoferë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut në Shkup.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 34 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 23 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 16 sanksione për automjete me defekte teknike.

Janë vendosur 23 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për të folur në celular, gjashtë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 10 sanksione për shofer fillestar, katër sanksione për kalim të sinjalit të kuq të mbyllur.

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Advertisement

Gjobiten 155 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy