Gjobiten 168 në Shkup, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme dje më datë 05.05.2022, ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer si dhe 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa paralajmëruese për përdorim të celularit, 36 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, katër gjoba për kundërvajtje nga motoçiklistë si dhe 38 gjoba për parkim të paligjshëm.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement

Nga MPB apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Gjobiten 168 në Shkup, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy