Gjobiten 258 shoferë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës së djeshme në territorin që e mbulon SPB Shkup janë gjobitur 258 shoferë, prej të cilëve 64 janë tejkalim shpejtësie.

Siç njoftojnë nga policia, 21 janë për vozitje pa leje, 5 janë për shoferët fillestarë, ndërsa po ashtu janë shqiptuar edhe 16 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 13 për mospërdorimin e rripit të sigurisë, 4 për kalim në të kuqe dhe tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Aksionet kontrolluese në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme”, bëjnë të ditur nga policia.

Ata bëjnë thirrje që të respektohen rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe bashkërisht të japim kontribuojmë për sigurinë në rrugë./Telegrafi/

Advertisement

Gjobiten 258 shoferë në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy