22 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza, mes tyre 8 fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
22 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Gaza, mes tyre 8 fëmijë

Të paktën 22 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite të së shtunës në Rripin e Gazës, sipas shërbimeve të sigurisë të enklavës palestineze.

Zyrtarët palestinezë i thanë agjencisë së lajmeve Xinhua se avionët luftarakë izraelitë goditën me raketa një shtëpi në vendbanimin Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, duke vrarë nëntë palestinezë – përfshirë katër fëmijë – dhe duke plagosur rreth 30 të tjerë.

Në një tjetër sulm ajror izraelit, gjashtë palestinezë u vranë – duke përfshirë katër fëmijë – dhe tetë të tjerë u plagosën kur një shtëpi në pjesën jugore të enklavës u bombardua, thanë burimet spitalore.

Avionët izraelitë goditën gjithashtu një shtëpi në periferinë veriore të Rafahut, ku u vranë shtatë palestinezë dhe disa të plagosur u dërguan në një spital lokal.

Advertisement

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në një postim në platformën X (ish Twitter) se avionët luftarakë goditën të paktën 25 vendndodhje në Rripin e Gazës në orët e fundit, duke synuar objektet ushtarake, zonat e ruajtjes së armëve dhe tunelet nëntokësore. Ai pohoi gjithashtu se një vend nga i cili shpesh lëshoheshin raketa në qytetin izraelit të Ashdod dhe një makinë që bartte tetë luftëtarë të Hamasit u bombarduan.

Më herët, ministria e shëndetësisë në enklavën palestineze të kontrolluar nga Hamasi njoftoi se që nga 7 tetori, të paktën 34,388 palestinezë janë vrarë dhe 77,437 janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy