Gjobiten 650 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë shqiptuar 650 masa, njoftojnë nga MPB.

“Prej tyre, 52 automjete kanë udhëtuar me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe shtatë automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB, ndërsa shtojnë se 322 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë brenda vendbanimeve dhe 328 jashtë vendbanimit.

Nga atje thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/

Gjobiten 650 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy