Maqedoni, gjobiten 953 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dje policia ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me çka janë gjobitur 953 shoferë.

“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.02.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të gjobitur shoferët e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se që është lejuar, me çka janë gjobitur 953 prej tyre.

Prej tyre 77 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa 17 automjete me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, njoftojnë nga MPB.

Nga atje thonë se policia do të vazhdojë me kontrollet e intensifikuara edhe në ditët në vazhdim./Telegrafi/

Advertisement

Maqedoni, gjobiten 953 shoferë për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy