Gjorçev: Kemi dështuar në sigurimin e vaksinave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vladimir Gjorçev nga OBRM-PDUKM kritikoi Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për shkak se ende nuk ka arritur të sigurojë vaksinën kundër coronavirusit.

Sipas tij, Maqedonia është ndër vendet me vdekshmërinë më të lartë me 3.000 vdekje dhe se asnjë shtet në Ballkan nuk ka më shumë vdekje se Maqedonia, ndërsa në botë ndër të parat. Ai përmendi edhe faktin se vdekshmëria matet sipas të dhënave të fundit të popullatës të vitit 2001, dhe atëherë ka pasur 2.1 milionë banorë ndërsa realisht vendi ka 1.7 milionë euro.

“Po të ishim ne në pushtet, ndoshta do të kishim 2.000 të vdekur dhe rreth 100 mijë vaksina tashmë do t’i siguronim. Ne jemi katastrofë sa i përket menaxhimit me pandeminë”, tha Gjorçev.

Ai po ashtu përmendi Shqipërinë e cila ka siguruar tashmë një muaj vaksina, Kosovën që ka numrin e popullatës të njëjtë me Maqedoninë por ka rreth 1.500 të vdekur. Gjorçev po ashtu falënderoi Serbinë për vaksinat e dhuruara./Telegrafi/

Advertisement

Gjorçev: Kemi dështuar në sigurimin e vaksinave shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy