Gjorçev: Nevojiten më shumë pika vaksinimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kjo qeveri e paaftë duhet të kishte hapur tashmë pika vaksinimi në shumë komuna, në mënyrë që ta bëjë atë më të arritshme për qytetarët, tha në një konferencë për shtyp ish-deputeti dhe anëtar i OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev.

“Në Prilep me 414 të vdekur, ende nuk ka asnjë pikë vaksinimi. Strumica me 200 të vdekur gjithashtu nuk ka një pikë vaksinimi. Situata është e njëjtë në Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Vallandovë, Berovë, Pehçevë, Dellçevë, Koçan, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Strugë dhe në shumë vende të tjera”, tha Gjorcev.

Siç tha ai, në vendet e Ballkanit në çdo qytet dhe në çdo komunë, diku madje pothuajse në çdo fshat, hapet një pikë vaksinimi.

“Për fat të keq, Maqedonia po fundoset me procesin e vaksinimit, ndërsa qytetarët po paguajnë për të me jetë të humbura. Kjo është një katastrofë për Zoran Zaev dhe Venko Filipçe dhe çmimi paguhet nga populli,” akuzoi Gjorçev./Telegrafi/

Advertisement

Gjorçev: Nevojiten më shumë pika vaksinimi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy