Gjorçev: Zaev dhe Filipçe janë përgjegjës për tre mijë vdekjet nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, sërish ka dalë me akuza në drejtim të pushtetit për menaxhimin e gjendjes me coronavirusin.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të kësaj partie Vllatko Gjorçev, në konferencë për shtyp tha se Zaevi dhe Filipçe janë përgjegjës për 3 mijë jetët e humbura nga COVID-19, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Po ndodh vdekja më e madhe në histori të pavarësisë së Maqedonisë. Për fat të keq, me Zoran Zaevin dhe Venko Filipçen, Maqedonia zyrtarisht e ka kaluar numrin 3 mijë të vdekjeve nga COVID-19. Ky nuk është numër, por janë jetë njerëzish”, tha Gjorçev.

Ai shtoi se nuk është normale që në Maqedoni të ketë mbi tre mijë të vdekur nga COVID-19.

Advertisement

“Kjo është katastrofë humanitare, njerëzore, është tragjedi që na ndodh para syve. Njëkohësisht për këtë ka edhe përgjegjës, dhe ata quhen Zoran Zaev dhe Venko Filipçe”, tha Gjorçev./Telegrafi/

Gjorçev: Zaev dhe Filipçe janë përgjegjës për tre mijë vdekjet nga coronavirusi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy