Gjykata Administrative refuzoi të gjitha aktpaditë e partisë E majta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Administrative refuzoi edhe 23 aktpaditë e fundit të partisë E majta, ndërsa më herët të njëjtën e bëri me 78 aktpaditë tjera. Me këtë vendim, Gjykata Administrative i vërtetoi vendimet e KSHZ-së dhe i refuzoi të gjitha 101 aktpaditë e partisë E majta.

Përveç aktpadive të kësaj partia, sot Gjykata Administrative duhet të diskutojë edhe aktpaditë e Unionin socialdemokrat, Partinë e Punës dhe Demokratët.

Aktpaditë e OBRM-PDUKM-së dhe partisë Maqedonia unike do të shqyrtohen gjatë ditës së nesërme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme, nga Gjykata Administrative njoftuan se aktpaditë e partive Integra, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa dhe një person fizik, janë refuzuar./Telegrafi/

Advertisement

Gjykata Administrative refuzoi të gjitha aktpaditë e partisë E majta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy