Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burg për vrasësit e hendbollistit kroat Denis Tot

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e të akuzuarit Angelo Gjordjievski për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, kështu që ai do të duhet të vuajë dënimin me 18 vjet burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankesat e Klementina Lefkovska dhe Andrej Kostovski janë respektuar vetëm pjesërisht në shumën e dhënë në emër të dëmit jomaterial.

Ndryshe, Klementina do të vuajë 18 vjet. ndërsa Kostovski 16 vjet burg.

Të tre të akuzuarit janë të obliguar bashkërisht t’i paguajnë 4.000.000 denarë nënës së të ndjerit Denis Tot, T.T.

Advertisement

Një shumë identike do t’i paguhet I.T., babai i hendbollistit të ndjerë, ndërsa 3.000.000 denarë do t’i paguhet vëllait të tij B.T.

Denis Tot (27), i cili luajti për Butelin, vdiq më 8 prill 2022 pasi u rrah para një klubi nate në Parkun Kombëtar./Telegrafi/

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimet me burg për vrasësit e hendbollistit kroat Denis Tot shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy